Korab Shaqiri

Korab Shaqiri

# Posté le vendredi 20 novembre 2009 17:42

Korab Shaqiri, këngë për një film hollivudian

Korab Shaqiri, këngë për një film hollivudian
Pasi ka publikuar këngën me të re “ Flet ky qytet”, klipi i së cilës këto ditë është transmetuar edhe nëpër mediat tona, këngëtari Korab Shaqiri është duke punuar për një projekt shumë të madh. Ai ka thënë për “Tung” se është duke përgatitur një këngë për një film hollivudian. “Është një nga projektet më të rëndësishëm në karrierën time. Pothuajse gjithçka është dakorduar që të bëj kolonën zanore për një film që do të xhirohet në hollivud”. Korabi nuk dëshiron që të tregoj më gjerësisht rreth këtij projekti pasi që ka dëshirë të jetë një surprizë për adhuruesit e tij. “ Shumë shpejt gjithçka do të bëhet e ditur dhe sigurisht se kur të gjitha gjërat do të jenë të gatshme, atëherë do të bëhet publike edhe për media”, ka potencuar këngëtari Shaqiri. I biri i këngëtarit Ilir Shaqiri nuk ka më shumë se një vit e gjysmë që ka hyrë në botën e muzikës intensive, por këngët e tij kanë arritur të pëlqehen menjëherë nga publiku i gjerë.

# Posté le mercredi 11 novembre 2009 11:28

Korab Shaqiri gjat xhirimit te videoklipit " Flet ku qytet "

Korab Shaqiri gjat xhirimit te videoklipit " Flet ku qytet "

# Posté le vendredi 06 novembre 2009 14:06

Projekti me i ri i kantautorit Korab Shaqiri. Teksti: Ilir Shaqiri, Muzika: Korab Shaqiri, Orkestrimi: Korab Shaqiri, Mix: Xhevdet Gashi. Viedoklipi eshte produkt i Entermedia group.

KORAB SHAQIRI - FLET KY QYTET ( Official Video 2009 ) ( + TEKST )

Ti vete me the qe ta kendoj dhimbjen tende
por çfare do te thojne ne ket qytet?
Ne ket qytet ku jeta vlen vetem 5 cent
te ngjesin bishta me t'lon ment

Askujt ne t'dy nuk i prishim pune,
andaj çdo dite duhemi dhe me shume

Ref:
Te pyes zemer a s'me thua? a s'me thua?
çka ky qytet me ty o shpirt e me mua?
ç'faj kam une e ç'faj ke ti? ç'faj kemi te dy?
per nje dashuri... per nje dashuri. ohoooouoooo

Fjalet e tua testament per dashurine
asgje nuk vlejne ne ket qytet.
ne ket qytet ku jeta vlen vetem 5 cent
plot thashetheme me t'lon ment

Askujt ne t'dy nuk i prishim pune,
andaj çdo dite duhemi dhe me shume

Ref:
Te pyes zemer a s'me thua? a s'me thua?
çka ky qytet me ty o shpirt e me mua?
ç'faj kam une e ç'faj ke ti? ç'faj kemi te dy?
per nje dashuri... per nje dashuri.

çka ky qytet me ne o shpirt?
çka ky qytet me ne o shpirt?
oooooouuouuuuuuooooouuuu

Askujt ne t'dy nuk i prishim pune,
andaj çdo dite duhemi dhe me shume

Ref 2x:
Te pyes zemer a s'me thua? a s'me thua?
çka ky qytet me ty o shpirt e me mua?
ç'faj kam une e ç'faj ke ti? ç'faj kemi te dy?
per nje dashuri... per nje dashuri.

# Posté le mercredi 28 octobre 2009 20:41

Modifié le jeudi 05 novembre 2009 11:21